Kristaq Kume tregon si mund të regjistrohet Berisha në zgjedhje
Për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor duhet t’i paraqesësh Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një sërë dokumentesh.
Ish-kreu i KQZ-së tha se fillimisht duhet vërtetim nga Gjykata e Tiranës që subjekti është regjistruar si parti politike.
Ky dokument përmban:
- Kush është kryetari i partisë?
- Kush është njeriu që firmos për kandidatët që do çojë partia?
- Kush është vula e partisë?
- Kush është sigla e partisë?
Kreu i KQZ-së regjistron subjektin politik që sjell të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Sipas kësaj, Kume sqaroi se nëse zgjedhjet mbahen nesër Berisha nuk mund të marrë pjesë sepse në regjistrin e Gjykatës së Tiranës rezulton Partia Demokratike me kryetar Lulzim Bashën.
Por cilat janë mundësitë që Berisha të regjistrohet në zgjedhje?
Kristaq Kume tha se mundet që të regjistrohet kandidati në KQZ si i pavarur dhe më pas fushata të bëhet nën siglën e PD-së. Sipas ish-kreut të KQZ-së, një veprim i tillë nuk përbën problem ligjor.
Ndërkohë mundësia tjetër është koalicioni.
Sipas Kumes, problem nuk është regjistrimi, por ngarkesa e madhe politike që do e shoqërojë gjithë procesin.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit