Kritika vlerëson filmin Slalom që prek temën e ngacmimeve seksuale në sport

17 Janar 2021 | 19:29

Ngacmimet seksuale në sport nuk janë një temë që diskutohet shumë në botën e kinemasë, dhe “Slalom”, filmi i pare i regjisores franceze Sharlin Favier, është një kontribut i vyer për diskutimin e kësaj çështjeje. Autobiografia e një sportisteje të re, e cila vihet nën kontrollin e trajnerit të saj, i cili mundohet ta kontrollojë mendërisht dhe fizikisht.

Frederik Ponsard intervistoi për Euronews regjisoren pak përpara premierës së filmit.

“Ky film bazohet mbi idenë e raporteve midis sportistëve dhe trajnerëve, që unë doja ta trajtoja në të gjithë prizmat, me të gjithë kontradiktat, pa zbukuruar gjë. Në moshën 15 vjeçare shumë sportistë nuk e dine çfarë duan, por sigurisht ata dine se çfarë nuk duan. Ky film trajton pikërisht marrëdhënien toksike midis një sportisteje adoleshente dhe trajnerit të saj,” – tha regjisorja Favier.

Filmi u përzgjodh për çmim në Festivalin e Kanës për edicionin e vitit 2020, i cili për shkak të pandemisë nuk u zhvillua.

Filmi u xhirua në tetë vite, dhe regjisorja shprehet se nuk është një thirrje për të abuzuarit por një tentative për të na bërë ta shohim jetën nga perspektiva e një adoleshenteje pa eksperiencë.

“Doja që ky film të ishte një udhëtim emocional, pasi besoj se kjo është një mënyrë e mire për të përfshirë shikuesin në histori, nuk doja që të ishte një debat analitik, apo që të gjykoheshin personazhet në film,” – thotë Favier.

“Doja që secili prej shikuesve të ngrejë pyetjen në fund të filmit: Çfarë ndodhi? Në mënyrë që debati ti nxisë njerëzit të flasin haptazi, pak a shumë kjo është ideja e këtij filmi,” – shton ajo më tej.

Filmi është prezantuar në disa festivale filmash dhe është pritur mire nga kritikët, teksa gjatë këtij viti ai do të debutojë në kinematë e Evropës, sapo të rihapen kinematë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026