Kritikoi Kremlinin, prokurorët kërkojnë 25 vite burg për gazetarin rus
Prokurorët kanë kërkuar dënim me 25 vjet burg për kritikun e Kremlinit, Vladimir Kara-Murza, tha avokatja e tij.
Avokatja Maria Eismont, u tha gazetarëve se kërkesa e prokurorit për dënimin 25-vjeçar erdhi në një seancë të mbyllur më 6 prill. Ajo shtoi se klienti i saj ka humbur 17 kilogramë gjatë qëndrimit në burg.
Ajo tha çështja kundër aktivistit të opozitës ruse për disa akuza, përfshirë tradhtinë, po vazhdon me shpejtësi. Kara-Murza u arrestua në prill të vitit të kaluar, pasi u kthye në Rusi.
Vladimir Kara-Murza, ish-aleat politik i liderit të ndjerë opozitar rus, Boris Nemstov, humbi vetëdijen dhe u dërgua në spitalin e Moskës, më pas gruaja e tij tha se ai u dërgua në spital me “simptoma të helmimit”.
Rusia ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje, duke përmendur mungesën e fakteve.
Kara-Murza beson se të dyja incidentet kanë qenë hakmarrje për aktivizmin e tij politik, duke përfshirë lobimin e tij për Aktin amerikan Magnitsky.
Ky ligj i vitit 2012, parasheh vendosjen e sanksioneve ndaj rusëve për të cilët beson se abuzojnë me të drejta të njeriut. Ky ligj në atë kohë “zemëroi” Kremlinin.
LEXONI GJITHASHTU:
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein