Kriza ekonomike post-pandemi mund të zgjasë mbi 2 vite, thotë Erina Gjoka
Ekspertët gjermanë të financave parashikojnë që kriza ekonomike e diktuar nga pandemia e Covid-19 do të zgjasë mbi 2 vite.
Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi të martën se bota është përballë skenarëve të mundshme të një krize të ngjashme me atë të Depresionit të Madh në vitet ’30.
Erina Gjoka, menaxhere referente në departamentin ligjor të bankës gjermane në Frankfurt, u shpreh në një intervistë për Ilva Taren në Euronews, se situata aktuale krijon përshtypje të tillë, por ajo e krahasoi gjendjen me atë të viteve 2008-09, apo të fillimviteve 2000 pas rrëzimit të kullave binjake në SHBA.
“Situata krahasohet jo vetëm me krizën e viteve ’30, por edhe me krizën që përfshiu Amerikën dhe Evropën në vitet 2008-09. Krijohet përshtypja se do jetë shumë e ngjashme. Me formulat që ne kemi në dorë për momentin, kriza përllogaritet të zgjasë mbi 2 vjet” – tha Erina Gjoka, e cila shtoi se në dy vitet e ardhshme mund të kemi të njëjtat vështirësi që po hasim sot, por mbase me intensitete më të vogla.
Gjoka foli për ndihmën ekonomike prej 750 miliardë eurosh që Banka Qendrore e Evropës garantoi për Gjermaninë. Ajo pohoi se është ende herët të thuhet nëse kjo shumë do të mjaftojë apo jo, por theksoi se ishte një dritë jeshile për ekonominë.
Frankfurti, konsideruar si motori ekonomik i Gjermanisë, i mori masat kufizuese 2 javë më vonë se qytetet e tjera.
Gjoka shpjegoi se masat parandaluese u vendosën në mes të muajit mars dhe vendimi u vonua për të mos ngadalësuar ritmet e ekonomisë.
Përballë krizës ekonomike po mendohet si zgjidhje blerja e huave apo eurobondeve, dhënia e kredive nga bankat e nivelit të dytë dhe rishikimi i të gjitha marrëveshjeve ekonomike.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij