Kriza energjetike, Civici: Nëse gjendja përkeqësohet do të kemi rritje çmimi
Ditët e fundit, e gjithë Evropa po vuan pasojat e luftës Rusi-Ukrainë.
Kryeministri Rama lajmëroi se jemi në krizë energjetike dhe se mund të kemi rritje të çmimit.
Ardian Civici ekspert ekonomie, i ftuar në emisionin “SOT” në Euronews Albania theksoi se duke qenë se jemi një vend importues nuk i shmangemi dot kësaj goditjeje. Ai shpjegon se sa mundësi ka që çmimi të rritet.
“Nëse kosto është e pa përballueshme për qeverinë do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike”, tha Civici.
Sa i takon rritjes së çmimit të hidrokarbureve, Civivi tha se duhet të merren masa për amortizimin e situatës pas rritjes së çmimeve.
“Mund të ulen disa taksa, por situata është shumë komplekse“, shpjegon Civici.
Por, si mund të amortizohet çmimi i naftës?
“Në çmimin e naftës qeveria nuk mund të ndërhyjë sepse ka të bëjë me operator privat. Mendoj qe situata është komplekse për të marrë masa sot për nesër, por nga ana tjetër shumë vende kane filluar te mendojnë për masa më konkrete. Sa i përket çmimit të naftës, në disa vende evropiane po diskutohen shërbimet jetike. Për familjen, kanë caktuar një kuotë 50 apo 100 litra, që mund të jetë me çmim të subvencionuar. Pjesa tjetër është me çmim tregu. Qeveritë po bëhen shumë aktive, kur bëhet fjale për kompanitë private për t’i orientuar në tregje të tjera, duke i ndihmuar që të futen në tregje që nuk kanë qenë deri tani. Po bëjnë kontrata paraprake me vende të ndryshme sa i përket importeve, qoftë dhe minimale, por të garantuara të grurit. Pra, angazhimi i qeverisë në krah të biznesit privat, për ti lehtësuar gjithë këto procedura, apo tregje, do ishte një ndërhyrje shume e kërkuar”, tha Civici.
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore