Kriza politike në Bullgari, qytetarët votojnë në zgjedhjet e pesta brenda dy viteve
Këtë të diel në Bullgari zhvillohen zgjedhjet parlamentare, të pestat në më pak se dy vite.
Vendi vijon të jetë në krizë politike.
Qytetarët u drejtohen kutive të votimit sepse asnjë nga partitë politike nuk ka arritur të krijojë një qeveri të qëndrueshme.
Sipas sondazheve gara është e ngushtë mes partisë Gerb të kryeministrisë Bojko Borisov dhe partisë “Ne Vazhdojmë Ndryshimin”, drejtuar nga ish-kryeministri Kiril Petkov.
Këtë herë Partia e Petkov ka krijuar një aleancë me një parti të vogël të qendrës së djathtë e quajtur Bullgaria Demokratike.
Sikundër në zgjedhjet e mëparshme, korrupsioni dhe inflacioni kanë qenë temat kryesore.
Bullgaria është shteti më i varfër në Bashkimin Europian. Është anëtare e NATOS por ka edhe lidhje të forta historike dhe kulturore me Rusinë.
Nga fundi i vitit 2022, parlamenti bullgar miratoi paketën e parë të ndihmës ushtarake për Ukrainën, por presidenti Rumen Radev njoftoi se Bullgaria nuk do të dërgonte armë në Kiev pa një kabinet të qëndrueshëm në pushtet.
Pro-rusi Radev, ka emëruar kabinete të përkohshme dhe e ka kritikuar Petkovin dhe aleatët e tij si “luftënxitës”.
Sondazhet e fundit sugjerojnë se shanset për një fund të menjëhershëm të ngërçit politik janë të ulëta. Deri në shtatë grupe mund të arrijnë pragun 4% për të hyrë në një parlament të fragmentuar ku partitë populiste dhe pro-ruse ka të ngjarë të rrisin përfaqësimin e tyre dhe të promovojnë politikë radikale dhe anti-BE.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tragjedi në Bullgari, gjenden 18 emigrantë të pajetë në një kamion të braktisur
- Bullgari | 5 zgjedhje në 1 vit e gjysmë, elektorati i përçarë nga lufta në Ukrainë
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë