Krizë humanitare në Kherson, banorët pa elektricitet dhe ujë të pijshëm
Tre javë nga shkatërrimi i digës në Kakhovka, jeta mbetet e mjerueshme për njerëzit në rajonin e Khersonit.
Përmbytjet biblike shkaktuan një katastrofë humanitare dhe ambientale. Disa nga mijëra personat të detyruar të braktisnin shtëpitë janë kthyer, por nuk kanë elektricitet dhe as ujë të pijshëm.
“Për momentin dushi nuk funksionon, nuk ka elektricitet. Po e ngrohim ujin dhe po pastrohemi. Çfarë mund të bëjmë tjetër? Elektriciteti nuk do të rikthehet së shpejti, pasi riparimet nisin vetëm këtë javë”.
I dërguari i Papës në Ukrainë ka parë nga afër vështirësitë. Vatikani ka hapur një mensë në qytetin e Khersonit, për t’u ardhur në ndihmë banorëve.
“Ajo që nuk shkatërruan bombardimet dhe nga rusët, që plaçkitën shtëpitë e qytetarëve, u shkatërrua nga uji pas hedhjes në erë të digës”- tha Kardinal Konrad Krajewski, i dërguari i Papës.
Diga u shkatërrua më 6 qershor nga një akt sabotazhi që Ukraina dhe Perëndimi ia atribuojnë rusëve. Autoritetet ukrainase vlerësojnë se rreth 10 mijë hektarë tokë e mbjellë mbeten nën ujë dhe se pasojat do të zgjasin për dekada.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë