Krizë urie në Gaza, Blinken: E gjithë popullsia në situatë akute, rrezikon vdekjen
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se e tërë popullsia prej 2 milionë banorësh në Gaza po përjeton një pasiguri akute ushqimore.
Blinken ka theksuar se bëhet fjalë për herën e parë që një popullsi klasifikohet në këtë nivel dhe i ka bërë thirrje Izraelit që të kthejë në prioritet shpërndarjen e ndihmave për kategoritë në nevojë.
Edhe agjencitë e OKB-së kanë deklaruar se veriu i Gazës mund të përballet me një krizë urie në muajin maj, nëse nuk arrihet një armëpushim.
Sa i takon deklaratës së Blinken, ajo erdhi gjatë një vizite në Filipine, pas të cilës ai do të udhëtojë drejt Lindjes së Mesme, në vizitën e tij të gjashtë në rajon që prej tetorit, teksa përpjekjet për një armëpushim vazhdojnë.
Komentet e shefit të diplomacisë amerikane janë ndër më të fortat të bëra prej tij lidhur me situatën humanitare në Gaza.
“Sipas përllogaritjeve më të sakta, 100 për qind e popullsisë në Gaza ndodhet në një situatë akute pasigurie ushqimore. Kjo është hera e parë që një popullsi klasifikohet si e tillë”, deklaroi Blinken.
Pasiguria akute ushqimore është kur pamundësia e një personi për t’u ushqyer në mënyrë të përshtatshme vë në rrezik imediat jetën e tij. Nëse kjo situatë nuk zgjidhet, atëherë ajo çon njerëzit drejt vdekjes nga uria.
LEXONI GJITHASHTU:
Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës