Kroacia mban zgjedhjet presidenciale

29 Dhjetor 2024 | 10:27

Kroatët më 29 dhjetor zgjedhin presidentin e ri, teksa presidenti aktual Zoran Millanoviq, po prin sipas sondazheve.

Rivali i tij kryesor në zgjedhjet presidenciale, ku garojnë tetë persona për këtë post gjerësisht ceremonial, është Dragan Primorac, i cili mbështetet nga partia konservatore HDZ, që aktualisht qeverisë me Kroacinë. Zgjedhjet po mbahen në kohën kur shteti, që është anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, po përballet me inflacion të lartë, korrupsion dhe mungesë të fuqisë punëtore.

Sipas një sondazhi të publikuar të premten, Millanoviq ka mbështetjen e 37 për qind të elektoratit, ndërkaq Primorac ka mbështetjen e 20 për qind të votuesve. Megjithatë, asnjë nga kandidatët nuk pritet të fitojë më shumë se 50 për qind të votave dhe presidenti i ri pritet të zgjidhet në rundin e balotazhit, që do të mbahet pas dy javësh.

Gjatë fushatës, dy rivalët kryesorë kanë këmbyer akuza, me Millanoviqin që është tallur me Primoracin, duke e quajtur “të mërzitshëm”.

Presidenti në Kroaci është komandant i forcave të armatosura dhe ka fjalë sa u përket vendimeve për politikën e jashtme. Por, pavarësisht fuqive të kufizuara, shumë besojnë se ky post është kyç për balancën e pushtetit politik në shtetin që kryesisht është udhëhequr nga HDZ-ja që prej pavarësisë më 1991.

Millanoviq, 58 vjeç, politikan i krahut të majtë në të kaluarën ka qenë edhe kryeministër dhe është një nga figurat kryesore politike të shtetit për pothuajse dy dekada. Gjatë mandatit të tij si president, ai e ka shfrytëzuar këtë post për të sulmuar kundërshtarët politikë dhe zyrtarët e BE-së, shpesh duke përdorur retorikë fyese dhe populiste.

Millanoviq, ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, por ka kritikuar ndihmën perëndimore ushtarake për Kievin. Kjo ka shtyrë kryeministrin, Andrej Pllenkoviq, që ta quajë atë prorus, i cili “po shkatërron besueshmërinë e Kroacisë në NATO dhe BE”.

Megjithatë, Millanoviq ka arsyetuar qëndrimet e tij, duke thënë se dëshiron që ta mbrojë Kroacinë nga “futja në luftë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026

Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike

Lituania ka informacione se Rusia po planifikon sulme ndaj infrastrukturës dhe siguria rreth vendeve të energjisë dhe transportit do të forcohet si masë paraprake, tha...
09:34 | 15/07/2026