Kroacia u mbush me mbeturina, autoritetet: Etiketat tregojnë se janë nga Shqipëria
Rrymat e forta në detin Adriatik kanë nxjerrë një sasi të madhe mbeturinash në bregdetin e Dubrovnikut në Kroaci. Dy nga vendet turistike më të njohura të qytetit, Plazhi i Banjës dhe Qyteti i Vjetër, u mbushën javën e kaluar nga një sasi e madhe mbeturinash.
Autoriteteve iu deshën 2-3 ditë për të pastruar shpejt vijën bregdetare nga plastika, metalet dhe mbetjet mjekësore. Sipas autoriteteve lokale të cilat organizuan fushatën e pastrimit shumica e mbeturinave janë nga Shqipëria, bazuar në etiketat dhe materialet e gjetura.
Meqenëse Adriatiku është një det i mbyllur, rrymat e tij të parashikueshme ndihmojnë në përcaktimin e rrugës së mbeturinave. Kroacia thotë se është në dialog të vazhdueshëm me Shqipërinë. Ministria e Jashtme kroate mësohet se ka ofruar ndihmë financiare për menaxhimin e mbeturinave në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nis protesta e opozitës, Berisha mbërrin para Kryeministrisë
- Fermerët përshkallëzojnë protestat, qindra traktorë në rrugë
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë