Kryebashkiaku demokrat i Fushë-Arrëzit letër Ramës: Gati të strehojmë emigrantë
Kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit Hil Curri, i zgjedhur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i ka dërguar letër kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorit të BE-së, Luixhi Soreca, ku shkruhet se është i gatshëm të strehojë emigrantët afrikanë që do të kthehen nga Italia, në territorin e bashkisë që drejton.
Në letrën e tij, thuhet se ai do të punojë dhe kujdeset që të ofrojë një mjedis mbështetës për këta individë, si dhe të bëjë menaxhimin e duhur të situatës.
Kujtojmë se pakti i kryeministrit Edi Rama me homologen Giorgia Meloni është kundërshtuar fortë nga opozita në të dy vendet.
Sipas këtij pakti, emigrantët e kthyer nga Italia do të vendosen në Shqipëri deri në një moment të dytë, kur të përfundojnë procedurat e azilit për ta në vendin fqinj dhe të vendoset nëse do të qëndrojnë atje, apo do të kthehen në atdhe.
LEXONI GJITHASHTU:
- Marrëveshja për emigrantët, Balla: Shenjë solidariteti kundrejt Italisë
- Marrëveshja për emigrantët, protestë në Lezhë. Ish-prefekti: Sjell telashe
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

