Kryebashkiaku i Kievit: Ukraina mund të duhet të heqë dorë nga toka për paqe
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se Ukrainës mund t’i duhet të heqë dorë nga toka si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, mes një presioni në rritje nga Presidenti Donald Trump për të pranuar lëshime territoriale.
“Një nga skenarët është… heqja dorë nga territori. Nuk është e drejtë. Por për paqen, paqja e përkohshme, ndoshta mund të jetë një zgjidhje, e përkohshme”, tha ai pwr BBC.
Por 53-vjeçari ish-kampion i boksit, i kthyer në politikan, theksoi se populli ukrainas “nuk do ta pranonte kurrë pushtimin” nga Rusia.
Ai po fliste disa orë pasi një sulm rus me raketa dhe dron në Kiev vrau 12 persona dhe plagosi më shumë se 80.
Ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse ruse në kryeqytetin ukrainas në muajt e fundit.
Presidenti rus Vladimir Putin filloi një pushtim të plotë të Ukrainës në vitin 2022 dhe Moska aktualisht kontrollon rreth 20% të territorit ukrainas.
Duke folur për programin Today të BBC Radio 4 nga zyra e tij në qendër të Kievit të enjten, Klitschko vuri në dukje se ai ishte “përgjegjës për kryeqytetin e Ukrainës”, duke e përshkruar atë si “zemrën” e vendit të shkatërruar nga lufta.
Ai tha se presidenti Volodymyr Zelensky mund të detyrohet të marrë një “zgjidhje të dhimbshme” për të arritur paqen.
Kryetari i bashkisë së Kievit është tani një nga politikanët më të vjetër ukrainas që ka treguar publikisht se vendit të tij mund t’i duhet të heqë dorë nga territori, megjithëse përkohësisht.
Kur u pyet nëse Zelensky ka diskutuar me të ndonjë detaj për një zgjidhje të mundshme, Klitschko u përgjigj troç: “Jo”.
“Presidenti Zelensky e bën vetë. Nuk është funksioni im”, shtoi ai.
Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara