Kryebashkiaku i Stambollit dënohet me 2 vjet burg

14 Dhjetor 2022 | 20:41

Kryetari i bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu tha sot se dënimi me burg i dhënë nga gjykata turke është politik dhe i paligjshëm.

Një gjykatë turke dënoi sot Imamoglun me më shumë se dy vjet burg dhe e ndaloi të mbante poste politike për fyerje të anëtarëve të komisionit shtetëror zgjedhor.

Imamoglu shihej si një kundërshtar i fortë i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, kujton Reuters.

Ai ka të drejtë të apelojë vendimin. Imamoglu, i cili është anëtar i opozitës kryesore, Partia Popullore Republikane (CHP), u gjykua për një fjalim të vitit 2019 pas anulimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale në Stamboll, në të cilat ai tha se anulimi i zgjedhjeve të ligjshme ishte “marrëzi”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026