Turqia vijon të mbetet pengesë për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO
Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në shkurt, por Turqia vijon të mbetet pengesa më e madhe.
SHBA ende e sheh gotën gjysmë të mbushur.
“Është e rëndësishme, ta shohim cështjen në perspektivë. Kur bëhet fjalë për pranimin e anëtarëve të rinj, në këtë rast Finlanda dhe Suedia, procesi nuk ka ecur kurrë më shpejt. Të 30 aleatët nënshkruan protokollin e anëtarësimit, 28 nga 30 i kanë ratifikuar.
Dhe ne po punojmë drejt ratifikimeve shtesë: Turqia dhe Hungaria. Dhe jam i bindur se së shpejti do të jemi në gjendje t’i quajmë zyrtarisht të dyja vendet aleatët tanë” u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Turqia po kërkon që të dy vendet të veprojnë kundër grupeve kurde në territoret e tyre që Ankaraja i konsideron terroriste dhe që të heqë ndalimin de-fakto të embargos për shitjen e armëve, i vendosur në vitin 2019 pas operacionit ushtarak të Turqisë kundër milicisë kurde në Siri.
Udhëtimi i fundit i ministrit finlandez të Mbrojtjes në Ankara ishte pjesë e përpjekjes për të gjetur një bazë të përbashkët.
LEXONI GJITHASHTU
Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike