Finlanda: Nëse Turqia ratifikon anëtarësimin në NATO, rishikojmë embargon e armëve
Ministri i mbrojtjes i Finlandës, Antti Kaikkonen deklaroi se do të ishte diçka shumë e mirë, nëse Turqia e ratifikon sa më shpejt anëtarësimin në NATO dhe se do të konsiderojë dhënien e lejeve të eksportit të armëve në Turqi.
Në një intervistë për Reuters pas takimit me homologun e tij turk Hulusi Akar në Ankara, Kaikkonen u shpreh se nuk mund të parashikonte një afat kohor për ratifikimin nga Turqia të kërkesës për anëtarësimin e vendit të tij në NATO.
“Në memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar në Madrid, shkruhet se nuk ka embargo armësh për Turqinë dhe kjo është gjendja për momentin. Ne marrim vendime rast pas rasti,” theksoi ai.
Në fillim të kësaj jave, ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu nënvizoi se Finlanda duhet të heqë një embargo të armëve ndaj Ankarasë, si kusht për të siguruar mbështetje nga Turqia.
Finlanda dhe Suedia kërkuan të bashkohen me NATO-n këtë vit pas pushtimit rus të Ukrainës, por Turqia, refuzoi të mbështeste kërkesën e tyre derisa të plotësoheshin një sërë kërkesash, duke përfshirë marrjen e një qëndrimi më të ashpër kundër militantëve kurdë dhe heqjen e ndalimit të armëve.
LEXONI GJITHASHTU
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)