Kryediplomati i Iranit i gatshëm të vizitojë Evropën për bisedime bërthamore

24 Prill 2025 | 20:06

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se ai është i gatshëm që të vizitojë Gjermaninë, Francën dhe Britaninë për bisedime për programin bërthamor të shtetit të tij.

Teherani së voni ka rihapur bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara, duke zhvilluar dy runde bisedimesh, të ndërmjetësuara nga Omani. Rundi i tretë pritet të mbahet të shtunën në Oman.

Gjermania, Franca dhe Britania, së bashku me SHBA-në, janë shtetet që ishin nënshkruese të marrëveshjes së vitit 2015, që i lehtësoi sanksionet ndërkombëtare ndaj Teheranit, në këmbim të frenimit të programit bërthamor të Iranit. Por, marrëveshja u prish pasi presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja më 2018.

“Pas konsultimeve të mia të fundit në Moskë dhe Pekin, jam i gatshëm të ndërmarr hapin e parë me vizita në Paris, Berlin dhe Londër”, shkroi Araghchi në X, duke shtuar se ai është i hapur për bisedime “jo vetëm për çështje bërthamore, por për çdo fushë tjetër me interes dhe shqetësim të përbashkët”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026

Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë

Kryeministri irakian Ali al-Zaidi u ka urdhëruar autoriteteve të sigurisë të hetojnë pretendimin e Arabisë Saudite se dronët që synojnë mbretërinë janë lëshuar nga territori...
20:23 | 27/07/2026

Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene

Kryeministri armen Nikol Pashinyan i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin gjatë një telefonate të hënën që të ndihmonte në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje mbi kufizimet...
19:59 | 27/07/2026