Kryemercenari që sfidoi Putinin, kush është Yevgeny Prigozhin
Yevgeny Prigozhin vjen nga Shën Peterburgu, qyteti i lindjes së Vladimir Putin. Në vitin 1979, në moshë 18-vjeçare, mori dënimin e parë të pezulluar me 2 vjet e gjysmë burg për vjedhje. Ndërsa dy vjet më vonë, për akuzën e grabitjes u dënua me 13 vjet, 9 prej të cilëve i kaloi prapa hekurave.
Pas lirimit, Prigozhin ngriti një zinxhir pikash shitjeje hamburgerësh në Shën Peterburg. Biznesi eci aq mirë saqë brenda pak vitesh, në kaosin e Rusisë së viteve ‘90, ai mundi të hapte edhe restorante luksoze në qytet.
Ishte pikërisht atje që ai nisi të lidhej me shtresat e larta të Shën Peterburgut dhe më pas të Rusisë. Një nga restorantet e tij, i quajtur “Ishulli i Ri”, ishte një varkë që lundronte në lumin Neva.
Presidenti Vladimir Putin e pëlqeu atë aq shumë saqë pasi u bë president nisi të ftonte atje liderët e huaj. Ishte pikërisht aty ku ata të dy u takuan për herë të parë. Putin i besoi Prigozhin edhe festën e ditëlindjes së tij në vitin 2003.
Vite më vonë, kompania e kateringut e Prigozhin u kontraktua për të furnizuar me ushqim Kremlinin, gjë që i dha atij pseudonimin “Kuzhinieri i Putin”. Kompani të lidhura me të siguruan tendera të shumtë fitimprurës nga kontratat me shkollat ushtarake dhe ato të kontrolluara nga shteti.
Por ishte pas pushtimit rus të Ukrainës në 2014-n momenti kur Prigozhin nuk ishte më një biznesmen i zakonshëm. Një kompani e fshehtë paraushtarake që lidhej me të u shfaq për herë të parë në luftimet me forcat ukrainase në rajonin lindor të Donbasit.
Që prej atëherë, roli i saj në konfliktet e armatosura të Rusisë erdhi në rritje dhe u forcua pas agresionit të vitit 2022, kur hyri në Ukrainë në ndihmë të ushtrisë ruse.
Por tani, Prigozhin ka ndërmarrë një nismë tjetër, atë të rrëzimit të regjimit rus, motiv për të cilin i ka çuar trupat e tij drejt Moskës dhe, pas marrjes së qyteteve Rostov on Don dhe Voronezh, ka deklaruar se ata janë gati të japin jetën për t’ia arritur qëllimit. Sesa do t’ia dalë, kjo mbetet për t’u parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren