Kryeministi i Finlandës zbulon arsyet pse mbylli kufijtë me Rusinë

23 Nëntor 2023 | 15:45

Finlanda ka njoftuar se do të mbajë hapur vetëm një kalim kufitar me Rusinë dhe do të mbyllë gjithë të tjerët, pas rritjes së fluksit të emigrantëve, për të cilin Helsinki fajëson Moskën se i dërgon qëllimisht në kufijtë e tij.

Më herët qeveria finlandeze mbylli 4 pika kufitare në lindje të vendit, por ka bërë fare pak në kufizimin e mbërritjes së qindra emigrantëve.

“Autoritetet ruse nuk kanë ndërhyrë, përkundrazi. Ka të dhëna se ato po ndihmojnë në hyrjen e emigrantëve në vendin tonë, gjë që përbën ndërhyrje në çështjet e brendshme të Finlandës dhe cënim të sigurisë kufitare të BE-së”, tha Petteri Orpo, kryeministër i Finlandës.

Më herët, guvernatori i rajonit rus të Murmanskut publikoi një video që tregonte emigrantë nga Afrika dhe Lindja e Mesme të mbledhur në kufirin finlandez.

Që nga fillimi i muajit, mbi 600 persona pa dokumente të vlefshme mbërritën në kufirin finlandez përmes Rusisë, me qëllim hyrjen në BE.

Helsinki zyrtar akuzon Moskën se po kthen në armë refugjatët, si hakmarrje për aderimin e vendit në NATO; akuza këto që hidhen poshtë nga Kremlini.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Uji përmbyt rrugën në Virxhinia, momenti kur polici shpëton gruan e bllokuar në një gropë 2.5 metra të thellë

Një oficer policie i Virxhinias dhe një grup të huajsh ndihmuan në shpëtimin e një gruaje të bllokuar në makinën e saj në një gropë...
11:37 | 29/06/2026

Vala e të nxehtit në Evropë, policia e Berlinit freskon me ujë fansat në koncertin e Bruno Mars-it (VIDEO)

Policia e Berlinit përdori topa uji për të freskuar mijëra fansa të Bruno Mars-it që prisnin jashtë Olympiastadion-it, ndërsa temperaturat u ngjitën deri në 40°C...
11:21 | 29/06/2026

Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve

Java ka nisur me vështirësi për mijëra udhëtarë në Spanjë, pasi kompania hekurudhore Renfe ka anuluar 320 shërbime hekurudhore këtë të hënë, më 29 qershor,...
11:00 | 29/06/2026