Kryeministri Edi Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

13 Janar 2026 | 16:07

Kryeministri Edi Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Në rrjetin social facebook, ai shpreh mirënjohje duke theksuar se ky vlerësim përfaqëson respektin dhe mirënjohjen më të lartë që i është dhënë ndonjëherë një kryeministri shqiptar nga një vend mik.

“Thellësisht i prekur prej surprizës së paimagjinueshme dhe nderimit të jashtëzakonshëm nga presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan akordimi i medaljes më të lartë të vendit mik, e cila mban emrin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara, Sheikut Zayed, është respekti dhe vlerësimi më i madh për një kryeministër shqiptar, që e mora përulësisht plot me krenari për Shqipërinë, e me mirënjohje të thellë për mikun e madh të shqiptarëve, lartësinë e tij Sheikh Mohammed bin Zayed, si edhe për çdo shqiptar që ma ka besuar udhëheqjen dhe përfaqësimin e atdheut tonë të përbashkët”, shkruan kryeministri Rama.

Kryeministri Rama ndodhet qe prej ditws së djeshme në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky udhëtim vjen në kuadër të Javës së Qëndrueshmërisë “Abu DhabiSustainability Week 2026” (ADSW).

Rama bëri me dije se ky forum ndërkombëtar ka sjellë së bashku kryetarë shtetesh dhe qeverish, liderë të biznesit dhe shoqërisë civile, për të diskutuar sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel global.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026