Kryeministri i Australisë: Do ta njohim shtetin palestinez
Australia do të njohë shtetin palestinez gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahet në shtator, tha kryeministri i këtij shteti, Anthony Albanese më 11 gusht.
“Zgjidhja me dy shtete është shpresa më e madhe e njerëzimit për ta ndalur ciklin e dhunës në Lindjen e Mesme dhe për t’i dhënë fund konfliktit, vuajtjeve dhe urisë në Gazë”, tha ai për gazetarët në Kanbera.
“Derisa shtetësia izraelite dhe palestineze të bëhen të përhershme, paqja mund të jetë vetëm e përkohshme. Australia do të njohë të drejtën e popullit palestinez për një shtet të vetin. Ne do të punojmë me komunitetin ndërkombëtar që kjo e drejtë të bëhet realitet”, shtoi ai.
Ky vendim i Australisë vjen pasi disa shtete të tjera, përfshirë Francën, Britaninë dhe Kanadanë, kanë njoftuar më herët se do ta njohin një shtet palestinez, pasi Izraeli nisi një luftë në Gazë gati dy vjet më parë në përgjigje të sulmeve të kryera nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor ndaj Izraelit.
“Ka një mundësi dhe Australia do të punojë me komunitetin ndërkombëtar për ta shfrytëzuar atë”, theksoi Albanese.
Putin mesazh Trumpit për 4 Korrikun: Si dy fuqitë më të mëdha, Rusia dhe SHBA-të ndajnë përgjegjësinë për sigurinë globale
Të gatshme të dërgojnë ushtritë e tyre në Ngushticën e Hormuzit, Irani paralajmëron Britaninë dhe Francën
Vdekja e Alexei Navalny, BE-ja sanksionon 6 shkencëtarë dhe studiues të dyshuar për përfshirje në helmimin e tij
- 10:07 Putin mesazh Trumpit për 4 Korrikun: Si dy fuqitë më të mëdha, Rusia dhe SHBA-të ndajnë përgjegjësinë për sigurinë globale
- 10:06 Të gatshme të dërgojnë ushtritë e tyre në Ngushticën e Hormuzit, Irani paralajmëron Britaninë dhe Francën
- 09:51 Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara
- 09:46 Vdekja e Alexei Navalny, BE-ja sanksionon 6 shkencëtarë dhe studiues të dyshuar për përfshirje në helmimin e tij
- 09:30 Ndërhyhet nga ajri me helikopter për shuarjen e zjarrit në malin e Shëngjinit, ulet intensiteti i flakëve
- 09:29 Aksident i rëndë në Obiliq, motori përplaset me këmbësorin. Humbin jetën dy persona