Kryeministri i Malit të Zi kërkon shkarkimin e Dritan Abazoviç

19 Janar 2022 | 20:37

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç ka kërkuar zyrtarisht shkarkimin e zv.kryeministrit, Dritan Abazoviç.

“Kam dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi iniciativën për shkarkimin e Dritan Abazoviçit dhe propozova Ministrin e Financave, Milojko Spajiç për zv.kryeministër të ri”, shprehet Krivokapiç në Twitter.

Sipas kërkesës së kreut të qeverisë së Malit të Zi, Parlamenti do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme më 3 shkurt.

Kërkesa për shkarkimin nga detyra të aleatit të koalicionit qeverisës vjen në një kohë kur Abazoviç ka nisur procedurat për të ndërmarrë mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

Pjesë e kësaj iniciative përveç Lëvizjes Ura dhe një partie tjetër pjesë e mazhorancës, janë bashkuar të gjitha partitë opozitare mes të cilave dhe forca politike e presidentit, Milo Gjukanoviç.

Parlamenti i Malit të Zi përbëhet nga 81 deputetë dhe mazhoranca qeverisëse bashkë me votat e Abazoviç arrinte të formonte një shumicë të brishtë.

Pritet që me formimin e një shumice të re, Abazoviç të jetë kryeministër i një qeverie kalimtare që do të përgatisë vendin për të shkuar në zgjedhje.

LEXONI GJITHASHTU:

Abazoviç propozon krijimin e një qeverie të pakicës për tejkalimin e krizës në Mal të Zi

“Qeveria e Malit të Zi është në dorë të Dritan Abazoviç”, thotë politikani shqiptar

“Dritan Abazoviçit i është ofruar posti i Kryeministrit”, thotë politikani i Malit të Zi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026