Kryeministri i ri britanik premton rivendosje të marrëdhënieve të reja me BE-në

18 Korrik 2024 | 12:21

Samiti i Komunitetit Politik Evropian nisi këtë të enjte punimet në Oxfordshire të Britanisë së Madhe.

Kryeministri i ri britanik, Keir Starmer, mbajti fjalën hapëse ku theksoi rëndësinë e mbështetjes për Ukrainën, si dhe theksoi se dëshiron ta përdorë samitin për të rivendosur marrëdhënie të reja me BE-në.

“Mbretëria e Bashkuar dhe BE, duke punuar së bashku si partnerë sovranë, janë një forcë e fuqishme për të mirën në të gjithë kontinentin tonë, për paqen, për sigurinë, për prosperitetin, për të gjithë njerëzit tanë”, tha kryeministri britanik.

Për të treguar mbështetjen për Ukrainën kryeministri britanik u ul në krah të presidentit Volodymyr Zelensky.

“Zelenskyy kërkoi më parë mbrojtje ajrore shtesë përpara vitit të ri shkollor.

Kjo me të vërtetë më goditi sepse kthimi në shkollë pas pushimeve verore, duhet të jetë një moment gëzimi, emocioni për fëmijët, me uniforma të reja, dhe fletore të reja ushtrimesh. Si mudn të goditen objektiva të tillë?”, tha Starmer.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026