Kryeministri i ri britanik prezanton kabinetin, emëron kancelarin dhe sekretarin e Jashtëm

20 Korrik 2026 | 21:28

Kryeministri i ri britanik, Andy Burnham, ka prezantuar kabinetin e tij të ri, duke emëruar John Healey si kancelar dhe Ed Miliband në postin e sekretarit të Jashtëm.

Shabana Mahmood është riemëruar sekretare e Brendshme, ndërsa Louise Haigh rikthehet në kabinet si kancelare e Dukatit të Lancaster.

John Healey merr detyrën e kancelarit pas largimit të Rachel Reeves. Ai dha dorëheqjen muajin e kaluar nga posti i sekretarit të Mbrojtjes, pas mosmarrëveshjeve lidhur me shpenzimet për mbrojtjen.

Në fjalimin e tij të parë si kryeministër, Burnham premtoi një plan zhvillimi 10-vjeçar dhe njoftoi se masat për përballimin e kostos së jetesës do të prezantohen duke nisur nga e marta.

Ai u zotua gjithashtu t’i japë fund fenomenit të gjumit në rrugë dhe të rrisë ndërtimin e banesave sociale, duke e cilësuar këtë periudhë si një “moment vendimtar për Britaninë”.

Sipas zyrës së tij, Burnham zhvilloi edhe një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, të cilin e ftoi të vizitojë Mançesterin, ndërsa theksoi angazhimin e qeverisë britanike për mbrojtjen dhe sigurinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U përfshinë në një rrjet trafikimi të 34 foshnjave, 19 të dënuar në Indonezi

Një gjykatë në Indonezi ka shpallur fajtorë 19 persona të përfshirë në një rrjet të trafikimit të 34 foshnjave drejt Indonezisë dhe Singaporit. Kryetarja e...
09:12 | 21/07/2026

Kryeministri i ri i Britanisë heq TVSH-në për energjinë elektrike

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Andy Burnham, ka bërë njoftimin e tij të parë të rëndësishëm politik, duke konfirmuar se TVSH-ja mbi faturat...
08:53 | 21/07/2026

Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam me raketa kompaninë amerikane në Bahrein

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit tha të martën se Forca e saj Hapësinore shënjestroi infrastrukturën qendrore të të dhënave që i përkiste kompanisë...
08:49 | 21/07/2026