Kryeministri kanadez, Carney: Marrëdhënia e vjetër me SHBA-në ka përfunduar

27 Mars 2025 | 22:43

Kryeministri kanadez Mark Carney deklaroi se epoka e integrimit të thelluar ekonomik dhe bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara ka marrë fund.

Duke folur pas një takimi të kabinetit në Otava, ai theksoi se Kanadaja duhet të “riimagjinojë rrënjësisht ekonominë e saj” si përgjigje ndaj tarifave të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump.

Trump njoftoi se do të vendosë një tarifë 25% për automjetet e importuara dhe pjesët e tyre, duke e cilësuar këtë masë si të përhershme. Carney e quajti këtë lëvizje fundin e marrëveshjes së vjetër tregtare mes dy vendeve dhe paralajmëroi hakmarrje tregtare.

Kanadaja do të zbatojë tarifa hakmarrëse që synojnë të kenë “ndikim maksimal” në SHBA. Aktualisht, Uashingtoni ka vendosur një tarifë prej 25% për aluminin dhe çelikun kanadez, ndërsa Kanadaja është kundërpërgjigjur me tarifa në vlerë prej rreth 60 miliardë dollarë kanadezë.

Tarifat e reja për makinat pritet të hyjnë në fuqi më 2 prill, ndërsa ato për pjesët e automjeteve do të fillojnë në maj ose më vonë. Carney ka ndryshuar planet e tij të fushatës për të trajtuar krizën e re tregtare, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve në të ardhmen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)

Tajvani ka zhvilluar një stërvitje të gjerë përgatitore në pjesën qendrore të ishullit, duke simuluar skenarë ekstremë si një bllokadë kineze, një tërmet i fuqishëm...
20:27 | 03/07/2026

Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

Më shumë se katër muaj pasi u vra në ditën e parë të luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, Ali Khamenei, i cili e...
20:21 | 03/07/2026

Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet

Kryeministri portugez, Luis Montenegro i ka kërkuar këtë të premte BE-së, Spanjës dhe Marokut të mbështetje me avionë shtesë zjarrfikës në rast se zjarret përkeqësohen...
20:15 | 03/07/2026