Kryeministri kroat: S’jam i shqetësuar për tensionet mes Prishtinës e Beogradit
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha sot se nuk është i shqetësuar për situatën në rajon, pavarësisht tensioneve në rritje mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Komuniteti ndërkombëtar është i angazhuar fuqishëm në dialog”, ka thënë Plenkoviç në një intervistë për Politiko, duke thënë se Beogradi dhe Prishtina janë të interesuar për përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian, shkruan Euronews Serbia.
Duke folur për pretendimet se mund të emërohet në një nga postet e rëndësishme në Bashkimin Evropian, ai tha se është “plotësisht i fokusuar” në detyrën e kryeministrit dhe fitoren e tretë në zgjedhjet në Kroaci.
Ai shtoi se Partia Popullore Evropiane (EPP) është e përqendruar në kthimin në pushtet në Itali dhe Francë, ish-bastionet e partisë.
“Ne duam të bëjmë më shumë për të forcuar partitë EPP në shtetet e mëdha”, tha Plenkoviç.
EPP përfaqësohet në Itali nga Forza Italia, partia e të ndjerit Silvio Berlusconi, e cila ka vetëm shtatë për qind të mbështetjes, por është pjesë e koalicionit qeverisës të kryeministrit Giorgio Meloni.
Megjithatë, republikanët e PPE në Francë, dikur partia kryesore e vendit, tani kanë vetëm nëntë për qind të mbështetjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës