Kryeministri kroat takohet me Zelenskin në Kiev

8 Maj 2022 | 13:17

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç ka arritur në Kiev për të zhvilluar bisedime me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski.

Në këtë takim, Zelenski do bisedojë me kryeministrin kroat për ndihmën e mëtejshme dhe vazhdimin e rrugës evropiane të Ukrainës.

Qeveria kroate ka publikuar imazhe teksa Plenkoviç shihet duke u takuar me presidentin ukrainas, Zelenski.

Kryeministri shoqërohej nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Europiane, Gordan Grliç Radman dhe Zvonimir Frka-Peteshiç, shef i kabinetit të kryeministrit.

Qeveria kroate ka deklaruar se ata e dinë shumë mirë ndjesinë se si është të jesh nën agresionin ushtarak.

Ata thanë se do i ofrojnë mbështetje politike, diplomatike, financiare dhe humanitare, si dhe ndihmë për t’u kujdesur për refugjatët ukrainas.

Sipas një deklarate zyrtare të qeverisë kroate, vizita e kryeministrit në Ukrainë po zhvillohet në prag të Ditës së Europës dhe është një shprehje solidariteti dhe mbështetjeje për autoritetet e popullin ukrainas, të cilët janë viktima të agresionit brutal rus.

Para pushtimit ushtarak, kryeministri kroat bëri një vizitë zyrtare në Ukrainë në dhjetor të vitit 2021 dhe mori pjesë në një samit të Platformës së Krimesë me liderët e BE-së në muajin gusht të 2021.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse

Bashkimi Evropian ka dërguar ndihmë emergjente në Venezuelë pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin më 24 qershor, duke shkaktuar viktima dhe dëme të...
18:19 | 26/06/2026

Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite

Të paktën 55 vdekje u regjistruan dje nga shërbimet e urgjencës mjekësore (SAMU) në Paris, një shifër shumë herë më e lartë se mesatarja e...
17:34 | 26/06/2026

Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat

Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen po shqyrton një valë të re të madhe ristrukturimi në të cilën deri në 100,000 vende pune mund të shkurtohen...
17:01 | 26/06/2026