Kryeministri Rama përplaset me Presidentin Meta për menaxhimin e pandemisë

10 Nëntor 2020 | 19:46

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë lëshuar një sërë akuzash ndaj njëri-tjetrit ku thelbi i debatit është menaxhimi i pandemisë.

Twitter, presidenti i ka bërë thirrje kryeministrit që të rimbursojë shpenzimet e qytetarëve të kuruar në kushte shtëpie.

Sipas z. Meta, qeveria nuk ka një “strategji konkrete për përballuar përhapjen masive të pandemisë” dhe kjo reflektohet tek “shtimi i rasteve”, “humbjet në jetë” dhe “rrezikun e kolapsit të sistemit shëndetësor”. 

 

Nga ana tjetër, kryeministri Rama i është kundërpërgjigjur presidentit në Twitter duke e akuzuar se po përdor pandeminë për të marrë pushtetin.

Gjithashtu z. Rama ka përmendur dhe shifrat e vetëvrasjeve në Itali pas ngjarjes së rëndë të ditës së sotme ku një 69-vjeçar, i shtruar në spitalin Infektiv, ka tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga godina e spitalit.

Lexoni gjithashtu 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026