Kryeministri Rama uron 27-vjetorin e Çlirimit, publikon pamje nga hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë

12 Qershor 2026 | 13:10

Kryeministri Edi Rama, në rrjetin social Facebook, ka shprehur urimin e tij për 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës.

Përkrah mesazhit “Gëzuar 27-vjetorin-Ditën e Çlirimit”, Rama ka ndarë edhe disa pamje të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK dhe forcave të NATO-s që hyjnë Kosovë.

Më 12 qershor 1999, trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë, duke i dhënë fund luftës dhe duke hapur rrugën për kthimin e qindra mijëra shqiptarëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Hyrja e forcave të NATO-s erdhi pas përfundimit të fushatës 78-ditore të bombardimeve ajrore kundër caqeve ushtarake dhe policore serbe në Kosovë dhe Serbi. Sulmet nisën më 24 mars 1999 dhe përfunduan më 10 qershor, me qëllim ndalimin e fushatës së spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës. Gjatë operacionit ushtarak, avionët e 13 vendeve anëtare të NATO-s realizuan 38.400 fluturime, ndërsa në 10.484 prej tyre u kryen bombardime. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë fushatës u hodhën gjithsej 26.614 projektilë ndaj objektivave serbe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet vinçi në një kantier ndërtimi në Prishtinë, humb jetën i riu. Plagoset një tjetër (VIDEO)

Një person në të 20-at ka humbur jetën pas rënies së vinçit në një kantier ndërtimi në Prishtinë. Një tjetër person ka pësuar lëndime dhe...
18:21 | 28/07/2026

Dyshime për varrezë masive me trupa shqiptarësh në Zubin Potok, nisin gërmimet

Pak orë pas arrestimit të dy serbëve, njësitë speciale të Policisë së Kosovës dhe ekipe të Insitutit të Mjekësisë Ligjore kanë zbarkuar në komunën e...
16:00 | 28/07/2026

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026