Kryeministrja daneze: Presioni i SHBA mbi Groenlandën i papranueshëm, nuk dorëzohemi
Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha sot se vendi i saj nuk do të dorëzohet ndaj “presionit të papranueshëm” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat duan të kontrollojnë territorin gjysmë-autonom danez të Groenlandës, duke paralajmëruar se e drejta e banorëve të ishullit për vetëvendosje po vihet në pikëpyetje.
“Rendi botëror që kemi ndërtuar për breza po përballet me sfida si kurrë më parë”, tha ajo në një fjalim me rastin e Ditës Kombëtare të Danimarkës, raportoi Reuters.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi më parë se dëshiron që Amerika të marrë përsipër këtë ishull arktik të vendosur strategjikisht, të pasur me minerale, për arsye sigurie kombëtare dhe ndërkombëtare, duke mos përjashtuar përdorimin e forcës për të arritur këtë qëllim, kujtoi agjencia.
Frederiksen shtoi se Groenlanda dhe Danimarka janë ekspozuar ndaj presionit të papranueshëm nga aleati i tyre më i ngushtë në muajt e fundit.
Gjatë një vizite në Groenlandë në mars, zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance akuzoi anëtaren e NATO-s, Danimarkën, se nuk po bën mjaftueshëm për sigurinë e ishullit dhe sugjeroi që SHBA-të duhet ta mbrojnë atë më mirë.
Vizita e tij pasoi fitoren në zgjedhje të Partisë Demokratike të Grenlandës, e cila mbështet idenë që ishulli të fitojë pavarësinë ngadalë dhe gradualisht, në vend që ta bëjë këtë përmes një procesi të përshpejtuar, siç sugjerohet nga disa, sipas Reuters.
BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve
Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij