Kryeministrja e Finlandës lirohet nga akuzat për sjellje të pahijshme

5 Nëntor 2022 | 10:26

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin është liruar nga akuza për sjellje të pahijshme për një video nga një festë që u publikua në gusht, raporton Euronews.

Në një raport të ri, ministri finlandez i drejtësisë, Tuomas Pojusti, tha se nuk kishte “asnjë arsye për të dyshuar për sjellje të paligjshme në pozicionin zyrtar të kryeministres ose shpërfillje të detyrës”.

Pojusti, ekuivalenti finlandez i prokurorit të shtetit, nisi një hetim për jetën shoqërore të Marin pasi mori disa ankesa, shkruan Euronews .

Megjithatë, Pojusti i gjeti paditë të papranueshme, sepse ato nuk specifikuan se çfarë detyrash kishte lënë Marin të paplotësuara dhe cilat detyra të saj mund të ishin komprometuar gjatë pirjes dhe kërcimit në një festë në shtëpi private dhe më vonë në një klub nate në Helsinki.

Pas publikimit të videos, Marin iu nënshtrua një testi droge për të “shuar çdo dyshim”, pasi në video dëgjohen edhe disa komente që kanë të bëjnë me drogën. Kryeministrja rezultoi negative në test.

Menjëherë pas publikimit të videos, Marin tha se atë mbrëmje e ka kaluar me miqtë në një hapësirë ​​private.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026