Kryeministrja e Suedisë kundër referendumit për anëtarësimin në NATO

29 Prill 2022 | 07:28

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson tha se qeveria e cila ajo drejton nuk planifikon të mbajë një referendum, në lidhje me anëtarësimin në NATO.

Sipas saj, mbajtja e një referendumi për një çështje të tillë është ide e keqe, shkruan Reuters.

“Ka shumë informacione për sigurinë kombëtare që janë konfidenciale, ndaj ka çështje dhe fakte të rëndësishme që nuk mund të diskutohen me një referendum”, u shpreh ajo.

Me një shumicë në parlament që mbështet anëtarësimin, Partia e Socialdemokratëve në pushtet shihet si pengesa më e madhe për Suedinë që të aplikojë për t’u bashkuar me aleancën prej 30 vendesh.

Një sondazh nga Demoskop i botuar në të përditshmen Aftonbladet më 20 prill, tregoi se 57% e suedezëve ishin në favor të anëtarësimit në NATO, nga 51% në mars.

Pak ditë më parë, mediat lokale në Suedi dhe Finlandë raportuan se të dy shtetet pritet të aplikojnë për anëtarësim në NATO në mesin e muajit maj.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit

Ministri i Informimit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Boris Bratina, në cilësinë e të dërguarit të Qeverisë së Serbisë, mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së...
11:18 | 05/07/2026

SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn

Të paktën tetë persona, përfshirë katër fëmijë, u plagosën në një incident me të shtëna që ndodhi në Coney Island, Brooklyn, New York, vonë natën...
11:14 | 05/07/2026

Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë

Një banor i Çikagos ka fituar një xhekpot prej 1.3 milion dollarësh në Lotarinë Lucky Day, 15 vjet pasi fitoi një çmim të konsiderueshëm në...
09:49 | 05/07/2026