Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, në Kryesinë e Kuvendit, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri.
Kjo është hera e parë që një president izraelit viziton Shqipërinë, duke shënuar një moment historik në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në takim morën pjesë anëtarët e grupit të miqësisë me Knesetin: Zëvendëskryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, kryetarja e grupit të miqësisë Blerina Gjylameti, deputetët Blendi Klosi dhe Oerd Bylykbashi, si dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, dhe Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.
Gjatë fjalës së saj, Kryetarja Spiropali theksoi krenarinë e shqiptarëve për marrëdhëniet historike me hebrenjtë.
Ajo nënvizoi partneritetin e fortë me Izraelin në fusha si politika, ekonomia, mbrojtja, lufta kundër terrorizmit dhe siguria kibernetike.
Presidenti Herzog shprehu mirënjohjen për pritjen dhe vlerësoi rolin e shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve gjatë periudhave të vështira.
Ai përgëzoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Izraelit në shumë fusha, si dhe ftoi Kryetaren Spiropali të vizitojë Izraelin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kryeparlamentarja Spiropali takon Kurtin e Konjufcën, zbardhen temat e diskutuara
- Spiropali takon 4 krerët e grupeve parlamentare, zbardhen porositë
Miqësia jonë me Izraelin si miqësia e miut me gjarprin…