Kryepeshkopi Anastas uron festat: Viti i Ri qoftë paqeprurës dhe shëndetplotë!

23 Dhjetor 2022 | 21:14

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos ka uruar shqiptarët për festën e Krishtlindjes. Në mesazhin e tij, Kryepeshkopi shprehet se Kjo Krishtlindje ka nevojë për më shumë paqe dhe fundin e konfliktit në Ukrainë.

“Dëshira e zjarrtë për paqe, ndërkohë që lufta e dhimbshme dhe e papranueshme e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon, si dhe shumë konflikte të tjera të armatosura në vende të ndryshme të botës, është kthyer në dhimbje të përditshme, klithmë dhe përgjërim.

Në pamje të parë, e kundërta e paqes mendohet të jetë lufta. Jam i bindur se e kundërta e paqes thellë-thellë është egocentrizmi i cili asgjësohet me anë të fuqisë mistike të dashurisë dhe të përulësisë që zbuloi Perëndinjeriu Krisht, i cili po vjen.

Le ta lavdërojmë atë duke kultivuar paqen me veten, me të tjerët dhe me Perëndinë. Le të përpiqemi të jemi bashkëpunëtorë të tij sipas porosisë. Lum paqebërësit se ata do të quhen bij të Perëndisë. Krishtlindje të Bekuara! Viti i Ri qoftë paqeprurës!”

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e pajustifikuara, apartamente e garazh të shtetasit A.A., i dënuar me 10 vite burgim për trafik të lëndëve narkotike Dy...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026