Kryeprokurori Çela: Sistemi aktual i prokurorisë ka probleme, duhen ndryshime

18 Qershor 2020 | 20:11

Prokuroria e Përgjithshme mund të propozojë ndryshime ligjore për sistemin aktual të drejtësisë. Gjatë një raportimi në Kuvendin e Shqipërisë mbi kriminalitetin në vend, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela tha se sistemin aktual i prokurorisë ka probleme të natyrës funksionale.

“Ka tension, keqkuptime se si drejtuesit dhe prokurorët bashkëpunojnë mes tyre. Faza e dytë do të jetë monitorimi se sa të përgjegjshëm janë prokurorët, se si ata aplikojnë parimet e tjera në këtë ligj. Kemi krijuar seksionin e monitorimit, do të shërbejë si bazë të dhënash për nisjen e verifikimeve. Sistemi ka nevojë të mbikëqyret nga sipër, ekziston mundësia të kemi kaos në zyra”, tha kryeprokurori.

Gjithashtu, Çela tha se ka një rënie të përgjithshme të kriminalitetit në nivelin 2 deri në 3 për qind gjatë vitit 2019, krahasuar me një vit më parë. Sa i takon normës së kriminalitetit në nivel qarqesh, Vlora vazhdon të mbajë vendin e parë. Përqindjen më të ulët të kriminalitetit edhe këtë vit e ka Qarku Dibër.

Çela tha se dërgimet në gjykatë dhe dënimet për vepra penale që lidhen me korrupsionin dhe ndikimin e paligjshëm janë rritur ndjeshëm, krahasuar me vitin 2018.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026