Kryeprokurori Olsian Çela në Komisionin e Ligjeve: Rritet numri i procedimeve penale, 76% i përkasin krimeve
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raportoi këtë të hënë në Komisionin e Ligjeve mbi veprimtarinë vjetore të institucionit dhe gjendjen e kriminalitetit për vitin 2025.
Gjatë raportit Çela paraqiti të dhëna që tregojnë një rritje të ngarkesës së punës dhe të procedimeve të trajtuara nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.
Gjatë fjalës së tij, Çela vlerësoi angazhimin e prokurorëve dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në luftën kundër kriminalitetit, duke theksuar se rezultatet e arritura janë produkt i profesionalizmit dhe koordinimit mes institucioneve ligjzbatuese.
Prokurori bëri me dije se gjatë vitit të kaluar organi i prokurorisë ka trajtuar gjithsej 66 mijë e 397 materiale në shqyrtim, duke shënuar një rritje prej 8.55 % krahasuar me vitin 2024. Po ashtu, ai sqaroi se janë ndjekur 50 mijë e 121 procedime penale, ose 5.35 % më shumë se një vit më parë. Nga këto, 27 mijë e 77 janë procedime penale të regjistruara rishtazi, me një rritje prej 8.5 % në raport me vitin 2024.
“Nga procedimet e trajtuara, 22 mijë e 860 janë procedime të mbartura nga periudhat e mëparshme, me një rritje prej 1.87 për qind, ndërsa 184 procedime penale janë rifilluar gjatë vitit 2025”, u shpreh Çela.
Në raport ishte edhe numri i referimeve dhe kallëzimeve penale për të cilat është vendosur mosfillimi i procedimit. Sipas Prokurorit të Përgjithshëm, gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 16 mijë e 276 raste të tilla, duke shënuar një rritje prej 20 % krahasuar me vitin 2024.
“Prokuroria e Tiranës ka pasur numrin më të lartë të procedimeve, me 36.62 % të totalit. Pas saj renditet Prokuroria e Durrësit me 9.5 %, ndërsa Shkodra, Korça, Vlora dhe Fieri përfaqësojnë secila rreth 7 % të procedimeve të regjistruara. Numrin më të ulët të procedimeve e kanë pasur Kukësi dhe Dibra, përkatësisht me 2.45 % dhe 2.38 % të totalit. Koeficienti i kriminalitetit për procedimet e regjistruara për 100 mijë banorë në vitin 2025 ka qenë 1.145, ndërsa në vitin 2024 ky koeficient ishte 1.037”, deklaroi Çela.
Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 13:40 4 aleatë të NATO-s do të porosisin raketa mbrojtëse ajrore nga prodhuesi amerikan për të mbështetur Ukrainën
- 13:30 Barcelona heq asfaltin për t’i rikthyer hapësirat natyrës dhe për t’iu përshtatur valëve të të nxehtit
- 13:26 Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 13:25 Belgjika arrin në çerekfinale, por Kupa e Botës ka mbaruar për mesfushorin Onana
- 13:15 Mrekulli nën rrënoja në Venezuelë, nëna dhe fëmijët nxirren të gjallë 11 ditë pas tërmetit
- 13:13 A mund ta ndërpresë Trump në mënyrë të njëanshme tregtinë me Spanjën?