Kryqi i Kuq ngre alarmin pës situatën e rënduar në spitalin në veri të Gazës
Spitalet, punëtorët shëndetësorë dhe pacientët në veri të Gazës duhet të mbrohen përderisa po zhvillohen luftime të ashpra, tha Kryqi i Kuq ndërkombëtar.
“I mbingarkuar, me pak furnizime dhe vazhdimisht më i pasigurt, sistemi shëndetësor në Gazë ka arritur në një pikë pa kthim, duke rrezikuar jetën e mijëra personave të plagosur, të sëmurë dhe të zhvendosur”, tha organizata më 10 nëntor.
Deklarata, ku nuk u përmendën as ushtria izraelite e as Hamasi që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vjen pasi është raportuar për disa sulme në ose afër të paktën katër spitaleve në veri të Gazës.
Dhjetëra mijëra persona ishin strehuar në spitale, duke besuar se aty do të ishin të sigurt.
Kryqi i Kuq theksoi se spitalet e fëmijëve kanë pësuar dëme të mëdha nga luftimet mes ushtrisë izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit.
Të premten, palestinezët evakuuar nga zona e luftës në veri të Gazës thanë se mijëra persona të zhvendosur, që ishin strehuar në spitalin Shifa që gjendet në zemër të qytetit të Gazës, janë larguar pasi gjatë natës aty ka pasur shpërthime.
Në spitalin Shifa ishin strehuar pothuajse 80.000 persona, të cilët kishin ikur nga luftimet e ashpra tokësore dhe nga sulmet ajrore.
Disa që u larguan të premten thanë se vetëm disa qindra pacientë të plagosur rëndë dhe mjekë kanë mbetur në spital.
Si pasojë e luftës Izrael-Hamas, që nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, në Rripin e Gazës, janë vrarë mbi 11.000 persona, tha Ministria e Shëndetësisë në këtë territor që udhëhiqet nga Hamasi. Në Izrael, ndërkaq është raportuar për mbi 1.400 të vrarë gjatë sulmit fillestar të Hamasit.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë