Kthim në karantinë, Kosova shqyrton rivendosjen e masave të pjesshme ndaj COVID-19
Kosova mund t’u kthehet masave të pjesshme shtrënguese për shkak të rritjes së vazhdueshme të rasteve me COVID-19. Pas takimit me komitetin për vlerësimin e situatës me koronavirusin, Kryeministri Avdullah Hoti paralajmëroi mundësinë për kthim të karantinimit të disa zonave, ulje të numrit të punonjësve që punojnë brenda institucioneve publike, si dhe ndalimin e grumbullimeve me shumë persona.
“Jemi duke konsideruar që të ndërmarrim masa për karantimin e disa prej lokacioneve ku ka më së shumti raste të paraqitura. Do të ndalojmë grumbullimin e qytetarëve në hapësirë të hapura ose të mbyllura për më shumë se 100 persona në çdo situatë… Jemi në rrezik nga vala e dytë, na ndihmon në mënyrë që mos të kemi nevojë ta mbyllim komplet ekonominë siç ka ndodhur para tre muajve”, tha z. Hoti.
Sipas tij, numrat e shtuar të rasteve të reja kanë bërë që Klinika Infektive të stërmbushet me të prekur nga COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se është angazhuar i gjithë potenciali shëndetësor për të menaxhuar situatën, përfshi rritjen e numrit të respiratorëve dhe përgatitjes për testime masive.
“Kemi aktivizuar tri klinika tjera në QKUK që t’i dalim në ndihmë Infektives. Kemi publikuar shpërndarjen në tri gjuhë, manualin me udhëzues për veprimtari të hapura”, u shpreh z. Zemaj.
Ndërsa Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani, fajësoi qytetarët që nuk u zbatojnë masat mbrojtëse për përkeqësimin e situatës.
“Qytetarët të cilët nuk i përmbahen këtyre rekomandimeve janë duke rrezikuar jetët e njerëzve, këtë nuk kanë të drejtë ta bëjnë askush dhe nuk është e drejt e askujt. Ju kisha lutur edhe një herë, ruani popullatën, duke bartur maska, duke ruajtur distancën dhe higjienën personale”, tha ai.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës