Kthimi i “djalit plëngprishës” të mbretit trazon Tajlandën
Këtë javë njerëzit në Tajlandë janë shpërqendruar nga grindjet e pafundme për të formuar një qeveri të re nga ardhja e papritur, nga SHBA, e një avokati tajlandez 42-vjeçar me pamje gazmore, që viziton për herë të parë në 27 vjet vendin e lindjes.
Vacharaesorn Vivacharawongse është i dyti nga katër djemtë e larguar të mbretit Vajiralongkorn. Deri më tani besohej gjerësisht se atyre u ishte hequr statusi i tyre mbretëror dhe se nuk kishin vend në linjën e trashëgimisë së fronit.
Por trashëgimia u bë problematike pasi vajza e madhe e mbretit, Princesha Bajrakitiyabha, trashëgimtarja më e besueshme, u sëmur dhjetorin e kaluar. Ajo është ende në koma dhe duket se nuk ka gjasa të shërohet.
Për vite me radhë në Tajlandë flitet në heshtje për mundësinë e rehabilitimit dhe kthimit të njërit prej djemve të huaj për të luajtur një rol mbretëror.
Sipas BBC, vizita e paparalajmëruar e zotit Vacharaesorn mund të jetë fillimi i një rehabilitimi të tillë, megjithëse nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga pallati.
Ai është një nga pesë fëmijët e lindur nga gruaja e dytë e mbretit Vajiralongkorn, Sujiranee, një ish-aktore me të cilën ai u divorcua në vitin 1996.
Vacharaesorn dhe tre vëllezërit e tij, të cilët ishin në shkollë në MB në atë kohë, në fakt u dëbuan nga Tajlanda me nënën e tyre dhe që atëherë kanë jetuar në SHBA. Motra e tij, Princesha Sirivanavari u kthye në Tajlandë për të jetuar me babanë e saj.
Në të kaluarën, katër djemtë publikonin herë pas here letra duke apeluar për pajtim me babanë e tyre dhe për t’u lejuar të ktheheshin në Tajlandë, pa efekt.
Vacharaesorn i ka kaluar tre ditët e para në Bangkok pjesërisht si turist, duke rizbuluar qytetin, duke vizituar tempuj, duke shijuar ushqimin tajlandez dhe duke hipur në një tuk-tuk. Ai u tha gazetarëve që të kthehej ishte si një ëndërr e realizuar për të.
Deri më tani ende nuk duhet nëse djali plangprishës i mbretit do të jetë trashëgimtar i postit mbretëror.
LEXONI GJITHASHTU:
Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive
- 12:31 Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
- 12:24 Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City