Ku ndodhet materiali bërthamor i Iranit? Pikëpyetjet nëse u shkatërrua nga SHBA
Në ditën e dhjetë të Operacionit “Rising Lion”, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë përshkallëzuar ndjeshëm ofensivën e tyre kundër objektivave strategjike iraniane, duke përdorur armët më të sofistikuara që kanë në arsenalin e tyre. Bombarduesit amerikanë B-2 goditën objektet bërthamore në thellësi të territorit iranian me “superbomba” që depërtojnë bunkerët nëntokësorë.
Në të njëjtën kohë, avionët luftarakë izraelitë të gjeneratës së pestë, F-35, vazhdojnë të lëshojnë raketa të drejtuara ndaj objektivave të lartë ushtarakë dhe logjistikës ushtarake në të gjithë Iranin.
Centralet bërthamore si Fordow, Natanz dhe Isfahan janë goditur rëndë gjatë operacionit të njohur si “Çekani i Mesnatës”, duke pësuar dëmtime serioze. Por ende nuk është verifikuar nëse objektet janë asgjësuar plotësisht. Ajo që dihet me siguri është se përpara sulmeve, Teherani kishte grumbulluar rreth 408 kilogramë uranium të pasuruar në 60%, një përqindje që e afron shumë pranë pragut prej 90%, të nevojshëm për prodhimin e armëve bërthamore.
Pikëpyetja më e madhe qëndron tek fati i këtij uraniumi. Është e qartë se regjimi iranian e kishte parashikuar mundësinë e një sulmi ajror të menjëhershëm ndaj qendrave të tij bërthamore, prandaj lind dyshimi nëse materiali është zhvendosur më parë në ndonjë lokacion tjetër sekkret. Burime pranë regjimit pohojnë se uraniumi nuk është mbajtur në këto qendra të rrezikuara, duke u vendosur në vende më të vogla dhe me të sigurta.
“Do të ishte naive të lëmë uraniumin tonë më të rëndësishëm në objektet më të ekspozuara”, tha një zyrtar anonim.
Megjithatë, zyrtarë amerikanë si Sekretari i Shtetit Marco Rubio janë skeptikë, duke argumentuar se çdo lëvizje e materialeve të tilla do të ishte e dukshme nga mjetet e inteligjencës ajrore dhe satelitore izraelite, që sipas tij kanë neutralizuar çdo tentativë të tillë. Por burime të tjera, përfshirë edhe analistë të shërbimeve izraelite, sugjerojnë se Teherani ka mundur të zhvendosë pjesë të uraniumit të pasuruar në kohë. Sipas Financial Times, materiali ruhet në formë pluhuri në cilindra të mëdhenj, duke e bërë teorikisht të transportueshëm me kamionë të thjeshtë.
Sasia prej 400 kilogramësh e uraniumit të pasuruar është e mjaftueshme për të ndërtuar disa bomba bërthamore nëse përpunohet më tej. Eksperti i Iranit në “International Crisis Group”, Ali Vaez, megjithatë, mendon se ky është fundi i programit bërthamor iranian siç e njihnim deri tani, duke lënë të kuptohet se rrjeti i prodhimit dhe përpunimit është çmontuar në masë të madhe.
LEXONI GJITHASHTU:
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta