Ku po shkon Gjermania? Ekstremistët e djathtë synojnë marrjen e pushtetit në 2025

12 Qershor 2024 | 09:00

Kandidati kryesor i AfD-së gjermane, Maximilian Krah u dëbua nga grupi i ri euro-parlamentar, që tani do të udhëhiqet nga Rene Aust. Krah u dëbua teksa Alternativa për Gjermaninë po përpiqet të ribashkohet me grupin Identitet dhe Demokraci, pasi Marine Le Pen sugjeroi dëbimin e saj pas ishte ‘shumë ekstreme’.

“Sidomos sa i takon çështjeve ekonomike, roli i Gjermanisë po gërryhet në nivel ndërkombëtar. Nuk jemi më një vend konkurrues. Njerëzit kanë frikë për të ardhmen pasi politikanët nuk u japin dot përgjigje çështjeve më akute të kohëve tona”, deklaroi Alice Ëeidel, bashkëkryetare e AfD-së.

CDU doli partia fituese e zgjedhjeve të së dielës, por AfD-ja performoi shumë mirë mes votuesve të rinj. Eksperti i shkencave politike, doktor Antonios Souris thotë se suksesi i ekstremistëve i detyrohet fushatës së fuqishme në rrjetet sociale.

“Ajo që qeveria, ose partitë qeverisëse mund të ndryshojnë është që të mos konkurrojnë me njëra-tjetrën në media dhe para publikut. Kjo është diçka që gjermanët nuk e pëlqejnë. Ata nuk e pëlqejnë përballjen në media dhe jo vetëm. Ajo që partitë duhet të bëjnë është të mendohen për zgjidhjet politike të problemeve. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë që ata të shpjegojnë politikat e tyre, sidomos për vetë kancelarin që t’u sqarojë gjermanëve qasjet e tij. Por natyrisht, kjo do të bëhet edhe më e vështirë kur po afrojnë zgjedhjet e përgjithshme dhe për partitë në pushtet situata nuk është shumë e mirë”, deklaroi Souris.

Pavarësisht humbjes historike të Social-Demokratëve në zgjedhjet evropiane, kancelari Scholz përjashtoi zgjedhjet e parakohshme. Bashkëkryetarja e AfD-së, Alice Weidel tha se partia e saj synon të bëhet mazhoranca e re në zgjedhjet federale të vitit të ardhshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj

Administrata Trump ndërmori të enjten hapa për të kufizuar kohëzgjatjen e vizave për studentët e huaj, vizitorët e programeve të shkëmbimit kulturor dhe gazetarët. Rregullorja...
21:15 | 16/07/2026

Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës

Shtëpia e Bardhë po i kundërshton shqetësimet se ripërtëritja e armiqësive me Iranin po shkakton sërish rritje të çmimeve të naftës dhe gazit. “Mund të...
20:39 | 16/07/2026

Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar më 16 korrik emërimin e Serhii Koretskyi si kryeministër të ri të vendit. Kandidatura e tij mori mbështetjen e 289...
20:15 | 16/07/2026