Kuajt qëllohen me armë zjarri, Shoqata Gjuetarëve dënon aktin e rëndë: Ç’njerëzore!

8 Gusht 2025 | 16:53

Shoqata e Gjuetarëve është distancuar nga skandali i ndodhur në zonën e Llogarasë ku 22 kuaj janë qëlluar me armë gjahu në afërsi të “Gropave të Pirit”, duke shkaktuar një masakër të vërtetë ndaj kafshëve të pambrojtura.

Në një reagim për Euronews Albania, Armand Burri, kreu i Shoqatës së Gjuetarëve u shpreh se ngjarja është e paprecedentë dhe e patolerueshme.

“Duhet të theksoj se rasti i ndodhur është i patolerueshëm. Shoqata e gjuetisë dhe Federata e Gjuetisë, e dënon dhe distancohet nga ky akt I paligjshëm dhe ç’njerëzor”, tha Armand Burri, kreu i Shoqatës së Gjuetarëve.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta, ku aktivistët për mbrojtjen e kafshëve kërkojnë masa ligjore, që parandalojnë akte të tilla mizore.

Ata shprehen mes të tjerash se ake të tilla barbare nuk duhet të mbeten pa ndëshkuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme

Meteorologu Hakil Osmani në një lidhje live për Euronews Albania ka dhënë jep një pasqyrë të detajuar të situatës së motit dhe temperaturave ekstreme që...
11:05 | 18/07/2026

Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë

Nëntë persona janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë gjatë një operacioni të quajtur “Illegal trade”. Të proceduarit mësohet se janë administrator ose përfaqësues të...
10:35 | 18/07/2026

U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian

Një egjiptian është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se organizonte...
10:19 | 18/07/2026