Kualifikueset e “Katar 2022”, Polonia pa Lewandowskin ndaj Anglisë

29 Mars 2021 | 17:02

Futbollisti kryesor i përfaqësueses polake të futbollit, Robert Lewandowski do të mungojë në përballjen e 31 marsit kundër Anglisë.

Sulmuesi vuajti një lëndim gjatë fitores 3-0 që Polonia arriti ndaj Andorrës të dielën.

Shtatlarti, i cili aktivizohet me Bayern Munich, realizoi dy gola në këtë fitore, mirëpo doli nga fusha duke çaluar.

Federata Polake e Futbollit njoftoi se Lewandowski ka pësuar një lëndim në ligamente dhe do të qëndrojë të paktën 10 ditë jashtë fushe.

Polonia dhe Anglia ndodhen në një grup me Shqipërinë në kualifikueset e botërorit Katar 2022.

Shqipëria, e cila u mund 2-0 nga Anglia të dielën, pritet të ndeshet me Poloninë më 2 shtator, ndërsa më 31 mars në kalendar ka ndeshjen me San Marinon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026