Kufomat e pavarrosura dhe uji i helmuar shtojnë frikën për kolerë në Mariupol
Në Mariupol, qyteti port i shkatërruar juglindor i Ukrainës tani nën pushtimin rus, frika është zhvendosur nga bombardimet e pamëshirshme në përkeqësimin e kushteve sanitare: ujërat e zeza që derdhen në ujin e pijshëm dhe frika për një shpërthimi kolere, raporton CNN.
Të hënën, një nga zyrtarët lokalë të mërguar të qytetit tha se zyrtarët rusë tani në kontroll të Mariupolit po konsideronin vendosjen e një karantine në qytet, ku kufomat e dekompozuara dhe mbeturinat po ndotnin ujin e pijshëm, duke i vënë banorët e mbetur para rrezikut të kolerës dhe sëmundjeve të tjera.
“Ka bisedime për karantinë. Qyteti po mbyllet në heshtje”, tha këshilltari i kryebashkiakut Petro Andriushchenko, një burim i besueshëm informacioni nga banorët e mbetur në qytet.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për mundësinë e shpërthimit të kolerës në Mariupol dhe ka vendosur paraprakisht vaksinat në Dnipro, por nuk është e qartë se si do të arrijnë te banorët. Kolera, një infeksion që shkakton diarre akute, lidhet me aksesin e pamjaftueshëm në ujë të pastër dhe vret dhjetëra mijëra në mbarë botën çdo vit, sipas OBSH-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim