‘Kujdes nga COVID-i’ | Ekspertët: Të mbetemi vigjilentë, e keqja nuk ka kaluar
Janë bërë tre vjet që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli COVID-19 një emergjencë shëndetësore në nivel ndërkombëtar.
Që prej atëherë, virusi ka marrë rreth 7 milionë jetë njerëzisht, 2 milionë nga të cilat vetëm në Evropë. Por ekspertët thonë se shifra është e nënvlerësuar.
Krahasuar me 2020-n, një faktor mbi të gjitha ka pasur një impakt masiv ndaj situatës, paraqitja e planit të vaksinave anti-COVID, të prodhuara në një kohë rekord.
Ekspertë të shëndetit publik, si profesori Jeffrey Lazarus, thonë se nënvariante të shumta të Omicron kanë prekur aktualisht disa mijëra qytetarë në Evropë dhe vazhdojnë të marrin jetë njerëzish.
Dhe krahas kësaj, në radhët e komunitetit shkencor ekziston një tjetër shqetësim madhor; miliona evropianët që kanë pasur, ose kanë ende versionin afatgjatë të COVID.
“Ne nuk e dimë me saktësi se sa janë të infektuarit dhe kjo është një nga çështjet më urgjente për autoritetet evropiane të shëndetit publik; të monitorojnë situatën e COVID-it afatgjatë, pasi është shumë serioze”, deklaron profesor Lazarus.
Për më tepër, shton ai, nuk është ende e qartë nëse vaksinat shtesë duhet të rekomandohen për të luftuar versionin afatgjatë të sëmundjes.
“Njerëzit duhet të mbeten vigjilentë pasi jemi ende në gjendje pandemie dhe qeveritë duhet të luftojnë kundër hezitimit për të bërë vaksina”, vijon eksperti.
Greqia, Gjermania dhe Spanja ishin vendet e fundit evropiane që i bëri maskat të detyrueshme në disa zona, por kjo masë do të hiqet së shpejti.
LEXONI GJITHASHTU
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë