Kultivoi 150 fidanë kanabis në Librazhd, arrestohet poseduesi
Policia e Librazhdit ka ushtruar kontrolle me qëllim evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Nga kontrollet me anë të dronëve dhe metodave proaktive, policia e Librazhdit konstatoi 150 fidanë kanabis në fshatin Spathar.
Si rezultat, është vënë në pranga shtetasi me iniciale J. R., i cili kishte kultivuar në fshatin Spathar, 150 fidanë narkotikë kanabis.
Lidhur me këtë rast, është proceduar penalisht kryetari i këtij fshati, për shpërdorim të detyrës. Ndërkohë, fidanët janë asgjësuar nëpërmjet djegies.
Në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Spathar, shtetasin N. Xh..
Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e rrethit Librazhd.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta