Kultivonin kanabis| Arrestohet 31-vjeçari, nën hetim kushëriri 16-vjeçar

23 Prill 2023 | 12:22

Një 31-vjeçar është arrestuar me akuzën për kultivim kanabisi, ndërsa kushëriri i tij po hetohet në gjendje të lirë për shkak të moshës së tij, 16 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve në Fier, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 peshore elektronike që dyshohet se shërbente për ndarjen e lëndës narkotike, me qëllim shitjen, 1 armë sportive, 1 armë të ftohtë, 5 krehra dhe 23 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026