“Kultura vllahe”, festival në Gjirokastër për ruajtjen e gjuhës dhe traditave
Fundjava kulturore në Gjirokastër ka prezantuar Festivalin “Kultura vllahe” i cili promovon folklorin dhe traditat e komunitetit arumun në vendin tonë. I organizuar në fshatin “Andon Poçi” ky festival mblodhi së bashku artistët, grupet dhe ansamblet popullorë nga Gjirokastra, Korça, Vlora e të tjerë.
Pjesë e aktivitetit ishte edhe çelja e ekspozitave artistike, panairi me punime karakteristike dhe kulinaria tradicionale e zonës.
“Këtë që po bëjmë sot është një festë për të gjithë vllehërit që ndodhen qoftë në Shqipëri dhe në gjithë botën, ne jemi përpjekur që ta ruajmë gjuhën tonë, folklorin, zakonet tona, veshjet tona dhe këtë përpiqemi që ta bëjmë çdo vit”, tha Lefter Purica, artist popullor.
“Është gjëja më madhore për folklorin shqiptar ku ne kemi dhe një të mirë të veçantë në rajon dhe më tej që harmoninë fetare e kemi nga më të mirat dhe vërtet është pak e vështirë për tu ruajtur tradita sepse kemi edhe largimin e brezit të ri por megjithatë jemi munduar ta ruajmë me fanatizëm deri në ditët e sotme”, tha Hamdi Tafa, artist popullor gjithashtu.
Artistja, Liri Musaku shprehet për zonën e saj: “Ne jemi me grupin e vllehëve të Kavajës dhe mundohemi që të gjitha pjesët që i takojnë traditës sonë ti prezantojmë me sukses, ne mundohemi që me këta që janë këtu të japim nga vetja jonë që ata të ndjekin traditën tonë”.
Përgjatë fundjavës në Gjirokastër po organizohen aktivitete artistike të cilat promovojnë traditat kulturore duke tërhequr turistët vendas dhe të huaj
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, zjarrfikësit në vendngjarje. Detajet e para (VIDEO)
Plagosja e 35-vjeçarit në Pogradec, dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës. Si paraqitet gjendja e tij
Ministri Nufi vizitë në Athinë, pritet nga Dendias. Në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje
- 15:31 Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, zjarrfikësit në vendngjarje. Detajet e para (VIDEO)
- 15:25 Gara U18 Gran Canaria 2026, xhudisti nga Kosova mposht në Spanjë xhudistin serb (VIDEO)
- 15:18 Plagosja e 35-vjeçarit në Pogradec, dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës. Si paraqitet gjendja e tij
- 15:13 Ministri Nufi vizitë në Athinë, pritet nga Dendias. Në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje
- 14:49 Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa
- 14:40 Andon Lapa Hotel & Spa – Elegancë, komoditet dhe mikpritje në zemër të Sarandës