Kume: Procesi zgjedhor normal, mbingarkimi i fletës së votimit mund të ketë rritur votat e pavlefshme
Ish-kryetari i KQZ, z. Kristaq Kume komentoi për Euronews Albania ecurinë e procesit zgjedhor të numërimit në Shqipëri duke thënë se deri më tani është një proces normal.
Sipas z. Kume ndryshimet e legjislacionit nuk e prekën këtë fazë të procesit zgjedhor.
“Mënyra si e ka administruar komisioneri i lartë shtetëror zgjedhor këtë proces, parapërgatitja e numëruesve, gatishmëria e këtij institucioni për të zëvendësuar në kohë reale dhe menjëherë numëruesit, thirrja e vazhdueshme e tij për partitë politike besoj se kanë ndikuar në rrjedhën normale të procesit,” tha ish-kryetari i KQZ.
“Me këtë ecuri pritet të respektohet kushti i KQZ që numërimi të mbarojë brenda 48 orëve, jemi gati në të gjitha qarqeve në numërimin e kutive të fundit dhe deri në mbrëmje procesi duhet të ketë mbaruar për të vazhduar me numërimin e votave parapëlqyese,” shtoi z. Kume.
Sipas njohësit të mirë të zgjedhjeve, mënyra e transmetimit në kohë reale të numrit të zgjedhësve nuk funksionoi, duke lënë aktualisht një hendek në njohjen e numrit të saktë të atyre që votuan.
Eksperti shprehu shqetësim lidhur me shifrën e lartë të votave të pavlefshme, duke thënë se duhet patjetër që KQZ të sqarojë arsyen pse vota është shpallur e tillë.
“Janë dy raste: nëse zgjedhësi e ka bërë në mënyrë të qëllimshme votën të pavlefshme përmes shenjave ose zgjedhësi në mënyrë të pavullnetshme e ka bërë të pavlefshme votën në varësi si ka votuar për subjektin apo kandidatin,” deklaroi z. Kume në një intervistë me gazetaren Esmeralda Mulaj.
Ish-kryetari i KQZ tha se nëse ndodhemi tek pavlefshmëria e qëllimshme e votës ky është mesazh për partitë politike pasi është një reagim i zgjedhësve ndaj klasës politike.
Megjithatë z. Kume analizoi se fleta e votimit me shumë numra për partitë dhe kandidatët ishte një fletë e mbingarkuar dhe mund të ketë ndikuar po ashtu në këtë numër të lartë (rreth 5% e votave) të pavlefshme.
Një supozim të tillë e mbështeti nga Durrësi dhe kryetari i KZAZ numër 22, z. Shpëtim Çiku i cili tha se nga vëzhgimi i komisionerëve fleta e votimit mund të ketë qenë disi e ndërlikuar për zgjedhësit, sidomos ata në moshë të thyer për shkak të kutive të shumta për partitë dhe kandidatët.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 08:47 Mbyllet pas më pak se një viti burgu “Alcatraz”, DeSantis: Përmbushi rolin e emergjencës për të cilin ishte ndërtuar
- 08:42 Aksident hekurudhor në Poloni, përplasen dy trena. Raportohet për të plagosur (VIDEO)
- 08:34 Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla nuk do të jetojnë në Pallatin Buckingham pas rinovimeve
- 08:31 Pavarësisht armëpushimit në fuqi, Izraeli sulmon sërish Libanin jugor! Tre të vdekur dhe një i plagosur
- 08:30 Pedro Sanchez: Nuk e jap dorëheqjen, Spanja nuk ka korrupsion
- 08:29 Gjykata Supreme e SHBA-së mbështet politikat e Trump, i hap rrugën deportimeve masive të emigrantëve