Kundërshtarët e Putinit protestojnë në Berlin kundër luftës në Ukrainë
Kundërshtarët në mërgim të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe të luftës së tij të paprovokuar kundër Ukrainës, janë mbledhur në Berlin të Gjermanisë për të protestuar kundër luftës që nisi më 2022.
Protesta po mbahet teksa opozita po përballet me vështirësi që të vazhdojë të ketë ndikim, pasi lideri i shquar opozitar, Aleksei Navalny, vdiq në shkurt në rrethana ende të paqarta teksa po vuante një dënim me burg.
Po ashtu, opozita ruse për dekada të tëra është përballur me shtypje, e cila është përshkallëzuar që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, gjë që ka shtyrë shumë kritikë të Putinit të largohen nga Rusia.
Planifikohet që protestuesit të marshojnë drejt Ambasadës ruse, që gjendet pranë Portës së Brandenburgut.
Protesta është bashkorganizuar nga kritikët e Kremlinit, Ilya Yashin dhe Vladimir Kara-Murza, të cilët së bashku u liruan nga burgjet ruse gjatë një këmbimi të të burgosurve në muajin gusht.
Bashkorganizatore e protestës është edhe e veja e Navalnyt, Yulia Navalnaya.
“Marshi synon të bashkojë të gjithë ata që kundërshtojnë luftën agresive të Vladimir Putinit në Ukrainë dhe shtypjen politike në Rusi”, thanë organizatorët përmes një deklarate.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë