Kupa e Botës, Kolumbia e nis me fitore, mposht Uzbekistanin 3-1
Kolumbia ka regjistruar një fitore bindëse 3-1 ndaj debutuesve të Uzbekistanit në ndeshjen e Grupit K të Kupës së Botës FIFA 2026, të zhvilluar në stadiumin Azteca të Meksikës.
Amerikano-jugorët kaluan në epërsi në minutën e 40-të me Daniel Munoz, i cili realizoi nga brenda zonës për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij para pushimit.
Kolumbia dominoi pjesën më të madhe të takimit, por Uzbekistani reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë në minutën e 60-të. Abbosbek Fayzullaev realizoi golin e parë historik të vendit të tij në një Kupë Bote, duke finalizuar një aksion të nisur nga Eldor Shomurodov.
Gëzimi i uzbekëve zgjati pak, pasi vetëm pesë minuta më vonë Luis Diaz riktheu epërsinë për Kolumbinë. Sulmuesi kolumbian goditi fuqishëm drejt portës, me topin që devijoi nga portieri Utkir Yusupov përpara se të përfundonte në rrjetë.
Në minutat e fundit Uzbekistani kërkoi golin e barazimit, por Jaminton Campaz vulosi fitoren e Kolumbisë në minutën e nëntë shtesë me një goditje të saktë me kokë.
Me këtë sukses, Kolumbia ngjitet në krye të Grupit K, ndërsa Uzbekistani mbetet në vendin e fundit pas ndeshjes së parë.
Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane
- 08:10 Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)
- 08:10 Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA të pranojë kushtet!
- 08:06 Irani sulmon radarët dhe sistemet mbrojtëse ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein
- 08:02 Zelenskyy shkarkon Ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov konfirmon largimin